Wimbledoni është gara më prestigjioze, më e famshme dhe më e ndjekur në sportin e tenisiti. Këto ditë po zhvillohet në Londër dhe po transmetohet direkt në kanalet e sportit në Artmotion.
Favorit është spanjolli Alcaraz dhe serbi Djokovic, por kush ka fituar më së shumti tituj në këtë Grand Slem?
Tek meshkujt, zvicerani Roger Federer është kampion i tetëfishtë dhe renditet në vendin e parë për më së shumti trofe të fituar në Wimbledon.
Pas tij pason Novak Djokovic me 7, aq sa ka edhe amerikani Pete Sampras.
Tek femrat, listës i prinë Martina Navratilova me 9 tituj, Steffi Graf dhe Serena Williams me nga 7.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.