Janë përcaktuar tashmë skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, shorti për të cilat do të tërhiqet të premten e kësaj jave në Nyon të Zvicrës
Ndeshje të zjarrta kanë qenë ato të kthimit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke prodhuar edhe rezultate befasuese.
Barcelona befasisht u eliminua nga Roma që në shtëpi fitoi 3-0, duke përmbysur rezultatin prej 4-1, nga përballja e parë në Camp Nou.
Manchester City u gjunjëzua edhe në ndeshjen e dytë me Liverpool, duke humbur 1-2, ndërsa në të parën kishte pësuar debakël, pasi që mposhtur me tre gola dallim.
Bayern Munich punën e kreu në ndeshjen e parë, pasi fitoi në udhëtim ndaj Sevilla me rezultat 2-1, ndërsa në Allianz Arena gjithçka mori fund në paqe.
Ndërsa Real Madrid siguroi gjysmëfinalen me shumë mund, pasi Juventus përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë, por një penallti në minutat shtesë u dha gjysmëfinalen Të Bardhëve.
Liverpool
Roma
Bayern Munich
Real Madrid
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.