Festivali ndërkombëtar i filmit në Prizren, “DokuFest”, e ka rpezanuar programin e filmave që do të shfaqen të hënën.
Për të folur për filmin “Batusha’s house”, të pranishëm ishin dy regjisorët e filmit, Tino Glimann dhe Jan Gollob.
Glimann dhe Gollob janë arkitektë me profesion dhe kishin mësuar nga shokët e tyre shqiptarë në Zvicër se azilkërkuesit nga Kosova ende vazhdojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre (me fitimet nga puna që bëjnë në Zvicër). Të habitur nga kjo, ata kanë ardhur në Prishtinë për të ndjekur procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës.
Kadri Batusha ka 15 vite që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithçka që ka të bëjë me shtëpinë. Nga pikëpamja e tyre si arkitektë, regjisorët thanë se shtëpia është e qëndrueshme. “
Fondi “Field of Vision” ka sjellur në DokuFest filmat “Gatekeeper”, “Like” dhe “The Journey”.
“Gatekeeper” pasqyron punën e vështirë të një detektivi të pensionuar i cili i përkushtohet parandalimit të vdekjeve në të ashtuquajturat “shkëmbinjtë për vetëvrasje” . Regjisorja vlerësoi bashkëpunimin me Field of Vision.
“Ata të japin shumë liri për të vepruar gjatë xhirimeve” tha Yung Chang.
Në një kohë ku vlerësohemi nga popullariteti që gëzojmë në rrjetet sociale, Garret Bradley ka realizuar filmin e shkurtër “Like”.
Filmi paraqet një ngjarje shumë interesante, e cila së fundi është bërë industri në vete – njerëzit paguhen për të bërë like dhe follow në rrjetet sociale.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.