Inspektorati i Policisë i ka suspenduar tre zyrtarë policorë.
Majori, koloneli dhe një rreshter i policisë u suspenduan mbi dyshimet se ata kishin marrë në tubime politike.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës tha se kjo bie ndesh me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme.
Klankosova.tv mëson se në mesin e të suspenduarve është majori Isak Ejupi.
Ejupi ditë më parë kishte marrë pjesë në një tubim politik të organizuar nga LDK-ja.
Në fakt, majori i policisë u dërgua në procedurë disiplinore nga Inspektorati Policor.
Ndërkaq, koloneli i suspenduar është Nexhmedin Krasniqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale për kufi.
Krasniqi dyshohet se ditë më parë mori pjesë në një darkë të organizuar nga PDK-ja.
E rreshteri i suspenduar është Idriz Gashi.
Edhe ky i fundit dyshohet se kishte marrë pjesë në një tubim politik në fshatin Rezallë të Skenderajt njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/suspendohen-tre-zyrtare-policore-dyshohen-per-pjesemarrje-ne-aktivitete-politike-1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.