Lajmet e fundit

Kur këta tre vëllezër nga Filadelfia i postuan disa imazhe online, duke i përkujtuar disa nga fotografitë e tyre të fëmijërisë, u shpërndanë nëpër internet me shpejtësi të madhe.
Të tre djemtë rikrijuan disa nga momentet më të bukura dhe të gëzuara të viteve të tyre të hershme, dhe më pas e bënë një kalendar, të cilin ia dhuruan nënës së tyre për Krishtlindje. Ajo u prek aq shumë nga kjo dhuratë, sa herë qante e herë qeshte nga gëzimi.
Ne jemi të sigurt se këta vëllezër arritën diçka shumë më të rëndësishme se thjesht dhurimin e kalendarit nënës së tyre. Ata dëshmuan se janë rritur miqësorë, të kujdesshëm, të gëzuar dhe pozitivë, Transmeton Klan Klan Kosova. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për prindërit sesa të shohësh cilësi të tilla tek fëmijët.