Lajmet e fundit
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Kilit dhe Uruguait në kuadër të Copa America, ka ndodhur një gjest shumë i pahijshëm.

Lojtari kilian, Gonzalo Jara ka provokuar rëndë lojtarin kundërshtar, Edinson Cavani duke ia futur gishtin në prapanicë dhe më pas duke stilumuar për goditje në fytyrë.
Në këtë grackë të Jara ka rënë edhe gjyqtari i këtij takimi, i cili e ndëshkoi Cavanin me kartonin e dytë të verdhë.
Kili mbrëmë me rezultat 1:0 mposhti Uruguain dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Copa America.