Lajmet e fundit

Sandalet e gladiatorit kanë pushtuar jo vetëm pasarelat, por edhe rrugët, duke u shndërruar kështu në trendin më “hot” të verës.
Të larta deri në gju, apo deri tek kyçi i këmbët, sandalet me rripa në stil gladiatori është trendi protagonist i verës 2017.
Të ardhura në modele të shumëllojshme, këto sandale kënaqin çdo shije e duket se mund të vishen me çdo gjë e në çdo kohë.
Të stolisura me gurë shndritës apo të thjeshta në një ngjyrë këto sandale duhet t'i keni këtë stinë, shkruan Living.
Nëse i keni një palë të tilla, por nuk dini si t’i kombinoni, duhet të dini se e rëndësishme është që nëse nuk jeni shtatlarta dhe sandalet janë të gjata, fundi, fustani apo pantallonat duhet të jenë sa më të shkurtra.
Për më shumë ide shikoni fotot e mëposhtme


