Lajmet e fundit

Vetëbesimi është një nga dhuratat më të mëdha që një prind mund të ia japë fëmiut të tij.
Carl Pickhardt, psikolog dhe autor i librave mbi të qenit prind thotë se një fëmijë që ka mungesë vetëbesimi nuk do të ketë guximin që të provojë gjëra dhe sfida të reja, sepse kanë frikë se do të dështojnë ose do të zhgënjejnë të tjerët.
Kjo, sipas tij, do t’i pengojë ata që të kenë një jetë të lumtur dhe një karrierë të suksesshme, transmeton Klan Kosova.
“Armiqtë e vetëbesimit janë mungesa e kurajos dhe frika”, thtoë Pickardt.
Puna e secilit prind është të inkurajojë dhe mbështesë fëmiun nëpër të gjitha sfidat e jetës, andaj më poshtë keni disa këshilla se si të rrisni një fëmijë me vetëbesim.
Vlerësoni përpjekjet pavarësisht nëse përfundojnë me fitore ose humbje
Lejoni që t’i zgjidhin vetë problemet e tyre
Lejoni të sillen sipas moshës që e kanë
![]()
Inkurajoni kurreshtjen
Jepini sfida të reja
Mos bëni përjashtime për fëmiun tuaj
![]()
Mos e kritikoni performancën e tyre në çfarëdo pune që bëjnë
Trajtoni gabimet, si rrugë për tu përmirësuar
Hapini dyert për eksperienca të reja
Mos u tregoni se jeni të shqetësuar për ta
Qëndrojuni pranë kur kalojnë momente të këqija
Ofrojuni ndihmë dhe mbështetje, por jo duke e tepruar
Duartrokisni kurajon e tyre për të provuar diçka të re
Festoni me ta kur mësojnë diçka të re
![]()
Jini autoritativ, por jo shumë të ashpër