Lajmet e fundit

Olivia Palermo është ndër yjet të cilat gjithnjë janë në trend me modën, dhe ka një stil unik dhe klasik.
Palermo ka gjithmonë dukje fantastike.
Më poshtë mund te shihni disa gjëra që mund t’i vishni edhe ju e të dukeni me shumë stil.
Këmisha e bardhë, edhe pse mund të duket e thjeshtë dhe e mërzitshme ju ofron elegancë.

Aksesorët mund të shndërrojnë një veshje të mërzitshme në interesante. Vendosni një rrip dhe një shall.

Bëhuni të guximshme me ngjyrat. Vishni xhaketa me ngjyra të ndezura si e gjelbër apo e kaltër

Gjithmonë vendosni syze dielli. Ju japin një elegance për çdo dukje që keni.

Mos e harroni kombinimin bardh dhe zi. Është shume i thjeshtë për t’u aplikuar dhe gjithmonë duket elegant.

Mos u ngarkoni me aksesorë kur veshja është klasike dhe elegante.

Dhe në fund, keni kujdes me sandalet. Në qofte se keni veshje të thjeshtë sandalet duhet të jenë sa më interesante.
