Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.
Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët duan të përfitojnë, kërkesat e tyre duhet t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020, njofton Klan Kosova.
Aty mund të aplikohet për mbulimin e pagës deri në 170 euro në muaj, për asistencën mujore deri në 130 euro për ata që humbin vendin e punës, për mbështetjen financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku njëvjeçare gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik nga 130 euro për dy muajt pasues pas regjistrimit dhe për subvencionim të pagesës së qirasë në vlerë deri 50 për qind.
Për udhëzim për kompensim të pagave, klikoni
KËTU.
Për udhëzim për kompensim të qirasë, klikoni
KËTU.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.