Lajmet e fundit

Kjo është mënyra më e lehtë për ta përdor xhenxhefilin në rastin kur ftoheni ose po kaloni një grip të zakonshëm.
Ju duhen 10 gramë xhenxhefil të prerë në copa të vogla. Hidhni ato në një filxhan me ujë dhe lëreni ujin të vlojë. Kur të vlojë, lëreni të ftohet dhe kullojeni më pas.
Konsumojeni këtë çaj të paktën dy herë në ditë. Ky çaj nuk ka asnjë efekt negativ prandaj edhe mund të konsumohet edhe nëse nuk jeni duke kaluar ndonjë virus.
Është poashtu i përshtatshëm edhe për përdorim tek fëmijët.
Nëse e përfshini xhenxhefilin në regjimin tuaj ushqimor, ju do të keni përfitime të shumta shëndetësore prandaj përpiquni që ta konsumoni këtë bimë vazhdimisht, sidomos kur temperaturat janë të ulëta dhe kështu rriten gjasat që të sëmuremi më lehtë.
Xhenxhefil me mjaltë dhe limon
Ky është një kombinim tjetër i fuqishëm.
Ju duhet pak xhenxhefil i prerë në copa të vogla.
Vendoseni në një tenxhere xhenxhefilin e copëtuar, shtoni gjysmë filxhani lëng limoni, dy lugë gjelle mjaltë dhe dy filxhanë ujë të vluar.
Përziejeni mirë dhe mbulojeni me një kapak plastike duke e lënë këtë përzierje të qëndrojë kështu për rreth 10 minuta.
Kullojeni pijen dhe konsumojeni si lëng për të lehtësuar simptomat e gripit ose ftohjes.
Xhenxhefili me kanellë
Kanella ka veti natyrale antiseptike që ndihmojnë kundër viruseve që shkaktojnë simptomat e gripit në trupin tuaj.
Gjithashtu kjo erëzë lehtëson dhimbjet e fytit dhe stimulon djersitjen për të larguar simptomat e ftohjes dhe gripit.
Përzieni një gjysmë lugë çaji kanelle me xhenxhefil, limon dhe mjaltë. Përzieni mirë dhe konsumojeni për të parandaluar ftohjen dhe gripin.