Lajmet e fundit

Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm dhe fit, ju duhet të ndiqni një stil jetese të shëndetshme dhe të ndiqni një dietë të pasur ushqimore.
Këta dy faktorë janë kyç edhe për humbjen e peshës. Shumë dieta janë në ndërkohë shumë jo efektive, me efekte anësore dhe madje edhe shumë të shtrenjta.
Megjithatë duhet të dini se janë disa metoda natyrale që ndihmojnë që ju të humbni peshë. Pavarësisht që këto metoda natyrale janë shumë efektive, duhet të keni parasysh që bashkë me këtë recetë, ju duhet të ndiqni një regjim të pasur ushqimor dhe një stil jetë të shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.
Këto metoda për humbjen e peshës kanë përbërës kryesor, sodën bikarbone ose ndryshe të njohur si soda e bukës.
Soda bikarbone përdoret kryesisht për pastrim, por duket se së fundmi është vërtetuar që ndihmon edhe në humbjen e peshës. Shihni më poshtë dy metoda se si mund ta përdorni atë, për të pasur më pak dhjamë dhe peshën trupore që ju dëshironi.
Soda bikarbone dhe lëngu i limonit
Përbërësit:
Lëng limoni ose grejpfruit
Gjysmë gote ujë
1 lugë çaji
Përgatitja:
Shtoni sodën bikarbone në gotën me ujë dhe lëreni të shkrihet, më pas shtoni lëngun e limonit dhe përzieni mirë.
Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes në bark të zbrazët, shumë shpejt do të shihni rezultatet!
Soda bikarbone dhe uthulla e mollës
Përbërësit:
Gjysmë luge çaji sodë bikarbone
2 lugë çaji uthull molle
Një gotë me ujë
Përgatitja:
Shtoni sodën bikarbone dhe uthullën e mollës në gotën me ujë dhe përzieni mirë. Më pas konsumojeni këtë përzierje çdo mëngjes.