Lajmet e fundit

Ndoshta ju e keni kërkuar një lloj të çantës për një kohë të gjatë. Ju ka mbetur syri në ndonjë çantë e cila për ju është e veçantë, transmeton Klan Kosova.
Ju keni kursyer paratë, dhe më në fund jeni gati për të blerë artikullin tuaj të ri të modës.
Por a e keni menduar se pjesa më e madhe e shitësve shesin me shuma marramendëse çantat të cilat janë imitime.
Pra para se të bleni një çantë, lexoni shenjat dalluese që tregojnë se ku dallon një çantë origjinale nga ajo false:
Vini re detajet


Të gjitha teglat, qepjet në një çantë origjinale duhet të jenë në mënyrë perfekte. Qoftë edhe një hallkë tegeli më i lirë tregon që ajo është false.
Çanta origjinale kalojnë gjithmonë me dorë dhe kalojnë në një kontroll të rreptë para se të dalin në treg. Nëse shitësi ju thotë që është thjesht defekt prodhimi mos i besoni, pasi që çantat e prodhuara me dorë nuk mund të kenë defekte.
Shikoni kapëset, butonat dhe zinxhirët

Kushtojini vëmendje gjërave të vogla si butonat, kapëset, zinxhirët, mbylljet e çantës. Cilësia e tyre duhet të jetë perfekte si dhe duhet të kenë një numër ose emër të shtypura mbi to. Kjo është një shenjë tjetër e origjinalitetit dhe cilësisë. Gjithashtu plasaritja apo ndryshimi i ngjyrës së zinxhirëve tregon që çanta është false.
Materiali

Markat origjinale të njohura nuk përdorin asnjëherë lëkurë të dobët apo imitime të mira të saj.Ata përdorin vetëm materiale me cilësi të lartë që nuk ngjisin. Çantat origjinale mund të jenë të buta dhe elastike, por përsëri ruajnë formën e tyre pavarësisht çdo gjëje.
Logo e markës

Shpesh u kushtoni rëndësi detajeve të vogla, por harroni të shikoni logon e markës. Çantat false i printojnë logot me germa të ndryshme nga origjinali, shpesh germat janë të paqarta dhe kanë gabime ortograke.
Numri i serisë

Numri serial është një nga shenjat më dalluese nëse çanta është origjinale apo false. Çantat origjinale e kanë të vulosur mirë numrin serial dhe logon në mënyrë të tillë që nuk mund ta heqësh dhe nëse tenton ta heqësh mund të prishet.
Ndërsa çantat false numrin e serisë thjeshtë e kanë të ngjitur ose ngecur në një sipërfaqe kudo dhe mund të hiqet lehtësisht.
Paketimi

Çantat origjinale gjithmonë janë vendosur në paketime të shtrenjta. Paketimi i çantës origjinale nuk duhet të ketë defekte apo ndryshime në ngjyrë dhe është gjithmonë e një cilësie të lartë.
Gjithashtu aksesorët e çantës duhet të jenë të paketuara në qese dhe të jepen si një set i tërë bashkë me çantën. Ato nuk jepen më vete apo si dhuratë.
Karakteristikat e dallueshme

Përpara se të blini një çantë kërkoni në internet lidhur me karakteristikat e markës. Çdo markë e famshme ka karakteristikat e saj dalluese si printimi i logos, ngjyrat e përdorura apo ndonjë karakteristikë tjetër.