Kim Kardashian dje festoi ditëlindjen e saj të 41-të, dhe ashtu siç edhe pritej, mori me mijëra urime nga miqtë dhe ndjekësit e saj anembanë botës.
Ndërkaq sot ajo vendosi që t’i falënderonte të gjithë me anë të një postimi në Instagram.
E famshmja e familjes Kardashian postoi disa fotografi, ku shihet e veshur në të zeza dhe me një lloj palltoje glamuroze shkëlqyese.
“Ju falënderoj për gjithë dashurinë e treguar për ditëlindje! Ju dua shumë!!!”, ka shkruar Kim në përshkrimin e postimit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.