Lajmet e fundit

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte negative në fëmijët e tyre. Faqet e internetit janë të bombarduara me informacione për metodat dhe strategjitë e të rriturit të fëmijëve në epokën digjitale.
Këto janë disa nga këshillat e ekspertëve të Universitetit të Harvard’it në rritjen e fëmijëve.
Kaloni kohë me fëmijët tuaj

Kjo është baza e çdo gjëje. Ju duhet që rregullisht të kaloni kohë me fëmijët tuaj dhe të tregoheni të interesuar për hobit, interesat dhe problemet e tyre dhe më e rëndësishmja, të dëgjoni se çfarë kanë për të thënë.
Shfaqjani gjithmonë dashurinë

Sipas studimeve të realizuara nga psikologët, shumë fëmijë nuk e dinë se ata janë personi më i rëndësishëm në jetën e prindërve të tyre. Këto fjalë ata duhet t’i dëgjojnë nga ju. Mos harroni t’ju tregoni sa më shpesh që mundeni në mënyrë që fëmija juaj të ndjehet i vlerësuar dhe i sigurt.
Mësojini si të përballen me problemet dhe të mos ikin nga to

Trajnojini ata t’ju ndihmojnë çdo ditë në diçka, dhe tregojini se sa mirënjohës jeni për asistencën e tyre
Studimet tregojnë se njerëzit të cilët mësohen me shprehjen e mirënjohjes janë më të mirë me të tjerët, më bujarë dhe mësohen të japin ndihmë.
Ndihmojini të përballen me emocionet negative

Psikologët besojnë se aftësia për tu kujdesur për të tjerët, shkatërrohet nga emocionet negative si zemërimi, urrejtja, turpi dhe zilia. Nëse i ndihmoni fëmijët tuaj t’i luftojnë këto ndjenja negative, do t’iu ndihmoni atyre që t’i zgjidhin konfliktet e brendshme.