Alan Padziński dhe e dashura e tij, Jagoda jetojnë në Poloni dhe kanë një qen që quhet Caliph.
Caliph e ka hapësirën e tij ku mund të luajë e të vrapojë jashtë shtëpisë, mirëpo nganjëherë ai e gjen një mënyrë që të futet brenda pa u vërejtur fare, shkruan portali BuzzFeed, transmeton Klan Kosova.
Para disa javësh, Caliph ishte futur në shtëpi dhe i kishte shqyer një palë këpucë me take që i përkisnin Jagodës.
Mirëpo, për fat të mirë të vajzës, Alan, i dashuri i saj është farkëtar, zanat që e kishte trashëguar nga stërgjyshi dhe ia ka rregulluar për mrekulli këpucët të dashurës së tij.
Ato duken edhe më të bukura se më parë pas riparimit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.