14.03.2018 · përditësuar para 3052 dite1 min lexim
Një turist ka vendosur ta vizitojë Sirinë pas pamjeve tmerruese që ka parë nga ai vend.
Gjatë muajit tetor ai pati fatin ta marrë vizën turistike për 10 ditë, pas pothuajse 10 javësh pritje për të, transmeton Klan Kosova.
Ai thotë se ishte krejtësisht i lirë për të dalë në qytet. Tregon se ka vizituar Damaskun, Aleppon disa fshatra tjera, por edhe bregdetin.
“Po ka shkatërrime në Siri, por më pak sesa kisha menduar”, thotë turisti.
“Supermarketet janë po aq të mbushura sikurse në perëndim dhe njerëzit shkojnë në bare gjatë fundjavës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.