Këngëtarja Rita Ora, do të publikojë këngën "You For Me" më 2 korrik. Rita u pa në një palestër në Hollywood, teksa po qëndron në SHBA.
Këngëtarja, 30 vjeçare, kishte veshur një set palestre ngjyrë vjollce, ku vërehej barku i saj teksa dilte nga palestra DogPound, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Ajo kombinoi pamjen e saj elegante sportive me një palë çorape të bardha. Këngëtarja u kujdes që të qëndronte e hidratuar duke marrë me vete një shishe ujë.
Ditë më parë këngëtarja me origjinë nga Kosova kishte veshur një bluzë ku në të shkruante “Prishtinë”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.