Tri vetura, një automjet dhe një rimorkion janë djegur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.
Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar fotografi të automjeteve të cilat duken të shkrumbuara nga zjarri.
Për rastin është deklaruar për Klankosova.tv edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin”, tha Ahmeti.
Nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident, ndërsa shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.