Lajmet e fundit

“Corriere Della Sera” ka krijuar një galeri me foto nga viti që po lëmë pas, duke e titulluar “2016-ta në foto”.
Disa nga fotot tregojnë për ngjarjet më të rëndësishme të vitit, ndërsa të tjera janë zgjedhur nga skena prekëse.
Një koleksion fotosh të rëndësishme e të fuqishme, nga rikthimi i terrorizmi që goditi Europën gjatë këtij viti, masakra e Brukselit, rënia e qeverisë “Renzi”, si dhe vdekja e Fidel Castro-s.

10 janar - Ndahet nga jeta David Bowie. Një grua duke vendosur lule në nder të tij në Brixton të Londrës.

12 janar – Një shall i Bayern Munchen në kangjellat përreth Obeliskut Teodosit, në sheshin Sultanahmet, në Stamboll, ku një nga një sulm kamikaz u vranë 10 persona, mes tyre edhe 8 turistë gjermanë.

19 janar - Një grua me fëmijët e saj në një shtëpi të dëmtuar nga operacionet turke kundër rebelëve separatistë kurdë të PKK-së në Silopi.

23 shkurt – Funerali i Umberto Eco-s në Castello Sforzesco. Filozof dhe shkrimtar italian vdiq në Milano më 19 shkurt në moshën 84 vjeçare.

14 mars – Rrënojat e Palmirës në Siri pas shkatërrimit nga militantët e ISIS.

18 mars - Abdeslam Salah u arrestua në Molenbeek të Brukselit. Terroristi me origjinë marokene është një nga anëtarët e sulmeve të Parisit të 13 nëntorit 2015.

20 mars – Aksidenti i tmerrshëm në i autobusit në Tarragona të Spanjës, ku humbën jetën 13 studentë.

21 mars - Barack Obama gjatë vizitës së tij në Kubë, e para zyrtare një presidenti amerikan që prej vitit 1928.

22 mars – Dy të plagosura nga sulmi në aeroportin e Zaventem në Bruksel, ku vdiqën 32 persona.

23 mars - Barack Obama vallëzon një tango gjatë vizitës në Argjentinë.

20 prill - Mbretëresha Elizabeth II me nipërit e saj.

21 prill - Gjatë homazheve për vdekjen e Prince.

22 prill - Barack Obama, Prince William, dhe Prince George, 2 vjeç, në Kensington Palace, Londër.

1 maj – Leicester bën historinë në Angi, shpallet kampion.

10 maj - Një moment i festimit në Penian për mbylljen e kongresit të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, i pari në 36 vjet.

4 qershor – Ndahet nga jeta boksieri Muhammad Ali.

12 qershor – Homazhet pas sulmit në një lokal për homoseksualë, ku humbën jetën 49 persona.

23 qershor – Davic Cameron jep dorëheqjen pasi Britania votoi për daljen nga BE.

28 qershor – Dy gra në aeroportin e Stambollit ku u vranë 41 persona e më shumë se 239 u plagosën.

2 korrik – Gjatë paradës së homoseksualëve në Madrid.

10 korrik – Portugalia shpallet kampione në futboll e Europës me gol të Eder në finalen ndaj Francës.

23 korrik – 23 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Puglia të Italisë.

13 korrik - Mbretëresha Elizabeth II, me Theresa May, kryeministren e re të Britanisë.

16 korrik – Tentativë për grusht shteti në Turqi, ushtarët duke u rrahur nga civilët në urën e Bosforit.

18 korrik – Mijëra njerëz në homazhet për viktimat e masakrës së Nices në Francë, ku humbën jetën 84 persona dhe më shumë se 300 u plagosën.

6 gusht – Stadiumi Maracana në Rio në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

24 gusht – Amatrice ne Itali goditet nga një tërmet i fuqishëm, ku humbën jetën 299 persona.

17 shtator – Edicioni i 183 i October Fest.

5 tetor – Trupat e disa emigrantëve të mbytur në ujërat pranë brigjeve të Libisë.

8 nëntor - Donald Trump, gruaja e tij Melania dhe djali Barron, përshëndesin përkrahësit pas fitores në zgjedhjet presidenciale.

17 nëntor – Nico Rosberg shpallët kampion në Formula 1. Titulli i parë për të, që u shoqërua më pas edhe largimin nga F1.

4 dhjetor – Matteo Renzi njofton dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Italisë menjëherë pas daljes së rezultatit të referendumit për ndryshimet kushtetuese.

19 dhjetor – Vritet ambasadori rus në Turqi.

19 dhjetor – Kamioni futet mes turmës së njerëzve në një treg në Berlin, 12 të vdekur.