Fotografitë e mëposhtme të ikonës Marilyn Monroe janë realizuar në Hotel Ambasador në New York në vitin 1955 (24 mars).
Marilyn u fotografua duke u përgatitur për të marrë pjesë në premierën e Broadway e Tennessee Williams '"Cat on a Hot Tin Roof" në Teatrin Morosco.
Kësaj shfaqhje do t’i ndahej çmimi Pulitzer për dramën më të mirë, në po të njëjtin vit.
Në muajin maj të vitit 1955, dy muaj pasi ishin realizuar këto fotografi, Monroe filloi të takohej me Arthur Miller.
Ajo ishte divorcuar me bashkëshortin e saj të dytë, Joe DiMaggio me të cilin ishte e martuar për më pak se një vit, transmeton Klan Kosova.
Në po të njejtin vit, ishte publikuar edhe filmi i Marilyn Monroe, “The Seven Year Itch” dhe në premierën e tij më 1 qershor, Monroe ishte shoqëruar nga DiMaggio.
Në fund të premierës, DiMaggio kishte organizuar një festë për ish gruan e tij, por ata patën një debat dhe Monroe ishte larguar nga festa, e vetme./klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.