Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, njëherësh zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretin që e nxori presidentja Vjosa Osmani që të shpërndajë Parlamentin dhe që vendi të shkojë në zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën gjatë gjithë procedurës.
“Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar Zulfaj.
Ai ka theksuar se partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit.
Sipas tij, janë propozuar dy kandidatë për të mundësuar garën për postin e presidentit, ndërsa ka kritikuar partitë opozitare, duke theksuar se ato nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.
“Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit. Por presidenti duhet të zgjidhet”, shkroi Zulfaj. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.