Lajmet e fundit

Këshilltari i Motorsportit të Red Bull, Helmut Marko, rrezikon të pezullohet në mes të polemikave të vazhdueshme për shefin e ekipit, Christian Horner.
80-vjeçari austriak mund të përballet me masa disiplinore si rezultat i një hetimi të brendshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një burim i afërt me Red Bull tha për BBC Sport se plani ishte të pezullohej Marko.
I pyetur nëse mund të pezullohet, Marko tha: “Është e vështirë të gjykosh, ose le ta themi kështu, në fund të fundit, unë do të vendos vetë se çfarë do të bëj”.
Ai shtoi: "Mundësia teorike ekziston gjithmonë."
Sa i përket nëse do të ishte në garën e radhës në Australi, ai tha se ekzistonte mundësia që ai të mos ishte.