Nga selia e OKB në New York, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hapi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit.
Rama theksoi se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe agjendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, transmeton klankosova.tv.
''Agjenda e përkohshme e këtij takimi është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përmes aksionit shumëpalësh efektiv. Rendi i ditës miratohet! Do doja t’ju uroja mirëseardhjen të nderuar Presidentë, kryeministra e përfaqësues të nivelit të lartë. Në përputhje me rregullin 37 të Këshillit të Sigurimit ftoj përfaqësues të 50 vendeve. U vendos! Delegacioni i Federatës Ruse ka kërkuar fjalën'', deklaroi Rama.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.