Lajmet e fundit

Në bazë të Statutit të FIFA-së që është nisur nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Këshilli i kësaj organizate është pajtuar të shqyrtojë ndryshimet e amendamenteve të agjendës së Kongresit të 66-të ku Gjibraltari dhe Kosova kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u bërë anëtar.
Votimi i Kosovës do të bëhet në bazë të pikës 15.1, kurse për Gjibraltarin 15.2.
Kështu Këshilli ka rekomanduar që Kongresi të pranojë Kosovën po edhe Gjibraltarin si anëtarët 210 dhe 211 të FIFA-së.
Është konfirmuar po ashtu se nëse këto dy kandidatë do të pranohen, do të marrin pjesë në kualifikime për Kampionatin Botëror të vitit 2018.