Lajmet e fundit

Shumicën e kohës sonë të lirë e kalojmë në rrjetet sociale sikurse Fejsbuku dhe Instagrami, andaj të paktën një herë në ditë hasim në ndonjë postim që na bën të mendojmë “ o Zot pse ky çift nuk e di se sa është mjaft”. Para se të postoni diçka, ju lusim që të rishikoni rregullat e ndarjes së lumturisë pa ia cenuar lumturinë të tjerëve.
Ne ju ndjekim juve, e jo partnerin tuaj
Edhepse kjo duket e pamundur, disa njerëz dëshirojnë që të përcjellin individin e jo çiftin. Është gjë e shkëlqyeshme kur i dashuri juaj punon aq shumë për t`ia arritur qëllimit tuaj të përbashkët apo për të vrapuar 5 kilometra mirëpo nëse ne do të dëshironim të dënim gjëra të tilla, do e përcjellim atë e jo juve.
Nuk keni nevojë të bindni askënd se ju dy ia kaloni shkëlqyeshëm bashkë, ne ju besojmë.
I vetmi përvjetor i aprovuar është një vjetori
Nuk keni nevojë të festoni gjashtëmujorin e parë bashkë, por përvjetorët duhet të jenë diçka e veçantë. Andaj ju lejohet vetëm për përvjetor të postoni diçka romantike me katër paragrafë mbi atë se si jeta juaj ka ndryshuar që kur jeni dashuruar.
Mos posto foto provaktive të dashurës suaj
Nuk do të dëshironit të fantazojmë për të dashurën tuaj andaj kujdes me fotot që postoni nga ajo. Disa foto janë të predestinuara të mbeten private dhe çështje mes juve dyve.
Përdoreni emrin e partnerit tuaj
Përdoreni emrin e vërtetë të partnerit tuaj e jo “i/e dashur”, “zemër”, jo nofkën e tij/saj. Mund të përdorni ndonjë nofkë që do të përdorej nga miqtë e tij për ta torturuar, në fakto kjo gjë do të ishte ide e shkëlqyeshme…!
Kapni momentet me kamerë e jo selfi-të e bezdisshme
Nëse keni shkuar në lojën e futbollit ku luan fëmija juaj, nuk keni nevojë të bëni selfi. Më mirë do të ishte nëse do të shihnim ndonjë foto nga fëmija juaj se si rri shtrirë në barin e stadium nga dueli i fundit./femra.net/