Lajmet e fundit

Shumë vajza çdo mëngjes grimohen duke mos menduar që ndoshta nuk po e aplikojnë si duhet, ose - ose nuk e mendojnë që natyrale duken shumë më bukur.
Artistët e grimit, kanë treguar disa nga gjërat që gabojnë më shumë vajzat kur aplikojnë grimin, transmeton Klan Kosova.
Grimerja, Lisa Franklin, ka thënë se hapi i parë është që të bëhet grimi me një produkt që ka ngjyrën e njëjtë me të lëkurës tuaj.
Kurse në rast që jeni një vajzë me sy blu, atëherë duhet të aplikoni hije me ngjyrë më metalike, vajzat me sy të gjelbër më së miri iu rri ngjyra rozë e hapur. Vajzave me sy me ngjyrë kafe, pothuajse iu shkojnë të gjitha ngjyrat por më së mirë ju rrinë ngjyrat e mbyllura.
"Ngjyra e syve tuaj gjithmonë të ndikon në atë se çfarë hije duhet të aplikoni në to".
"Për shembull, sytë me ngjyrë të mbyllur si kafe ose të zi zakonisht duken më bukur me ngjyra më të mbyllura, në krahasim me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër", ka thënë grimerja Anna Priadka.