Lajmet e fundit

Përbërësit magjikë për të përgatitur kaçurrela perfekte janë gjalpi Shea dhe Kokosi.
Për këtë ka dy mënyra, ja se si mund t`i bëni:
Mënyra 1
Përzieni në masë të barabartë 1 lugë gjelle gjalp shea + 1 lugë gjelle me vaj kokosi. Vendosini në një tas dhe lërini në banjo mari derisa të shkrijnë. Pasi të ketë shkrirë kjo masë, fillo ta aplikosh ashtu të ngrohtë në flokë, nga rrënja deri tek majat. Më pas mbështilli flokët me një kapuç plastik dhe mbaji 30-40 minuta. Laji me një shampo delikate pa kimikate, dhe bëni një gjysëm tharje.
Mënyra 2
Ashtu siç i keni flokët gjysëm të thatë, aplikoni përsëri pak fare nga përzierja magjike shea + kokos. Aplikoni me majat e gishtave vetëm në gjatësi ose tek majat në mënyrë që kaçurelat të qëndrojnë sa më mirë por të mos duken si të yndyrshme.
Këto 2 mënyra do t’ju dhruojnë flokë plot shkëlqim butësi dhe vitalitet. kaçurelat do të marrin formën e tyre më të mirë dhe do të qëndrojnë ashtu gjatë gjithë ditës edhe nëse kaçurelat apo ondet i keni të bëra. Nuk ka rëndësi nëse keni një jetë super dinamike dhe jeni në lëvizje gjatë gjithë ditës, kaçurelat nuk do të shformohen aspak.