Lajmet e fundit

Edhepse jetojmë në një botë ku industria e produkteve të bukurisë konsiderohet si më profitabilja dhe më e kërkuara, ne edhe më tej vazhdojmë të kërkojmë përgjigje rreth këshillave të bukurisë. Kemi gjetur produkte dhe kemikale të ndryshme që mund të rregullojnë problemet tona rreth bukurisë. Kjo industri gjithashtu na jep rregulla të shumta siç janë këshilla bukurie dhe truqe që na bëjnë të dukemi bukur dhe të rinj.
Ekzistojnë këshilla dhe truqe të ndryshme që na ndihmojnë të ruajmë pamjen sa më rinore dhe të freskët.
5. Zgjohuni me onde valë-valë çdo mëngjes duke i bërë flokët me gërsheta para gjumit. Fitoni shkëlqimin veror dhe të freskët duke shtuar hidratues në pudrën tuaj të lëngshme. Nëse ajo është shumë e dendur, përzieni me më shumë hidratues.
6. Zbutni vetullat tuaja të bezdisshme duke aplikuar balsam pa ngjyrë të buzëve sipër vetullave tuaja para se ti krehni dhe formësoni ato. Balsami i buzëve do të ndikojë si ngjitës dhe do të mbajë qimet të padëmtuara dhe në formë.
7. Të hidhni llak për flokë në broshet tuaja, në kordelet dhe shnollat e zeza ndikon që të qëndrojnë më fortë në flokë.
8. Qetësoni dhe zbutni qimet e vogla të flokëve me një pastë të vjetër të dhëmbëve. Aplikoni pak xhel ose llak për flokë në brushën e dhëmbëve e më pas krehni ngadalë.
9. Lapsat e tejdukshëm apo pa ngjyrë të buzëve mund të mbajnë buzëkuqin pa u përshkëllyer duke mos prishur ngjyrën e buzëkuqit.
10. Jepni pamje më dramatike flokëve të lidhur bishtalec duke ngritur flokët në mes me anë të shnollave të zeza.
11. Asnjëherë mos aplikoni shumë grim gjatë verës. Grimi gjatë verës ka tendencë të njollosë apo dëmtojë lëkurën si dhe të mbyll poret.
12. Asnjëherë mos shkoni të bleni produkte kozmetike të papërgatitur. Gjithmonë duhet të dini se cili produkt ju nevoitet dhe cilin duhet blerë. Nëse shkoni të papërgatitur, keni gjasa që të gaboni në zgjedhje dhe të merrni produkt të panevojshëm.
13. A keni çdoherë sy me makeup të njollosur? Mbani afër vetes një faculetë thithëse. Në momentet kur ju bëhet fytyra me vaj apo ju njolloset pastrojeni mënjëherë pjesën e bërë.
14. Ngjyra e flokëve zbehet shumë shpejt nëse i lani flokët përditë. Pasi të ngjyrosni flokët, limitoni larjen deri në dy herë në javë.
15. Ju paraqiten gunga nën lëkurë apo ju rriten qimet brenda lëkurës pas depilimit të këmbëve apo sqetullave? Ndoshta jeni duke u depiluar në të thatë. Të depilosh lëkurën pa ndonjë krem apo shkumë rroje, madje edhe ujë, mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë inflamacion si dhe të ndalojë rritjen e duhur të qimeve por përbrenda lëkurës. Asnjëherë mos u depiloni në të thatë! Gjithashtu kjo mund të ndikojë edhe në nxierjen e asaj zone të lëkurës dhe të dëmtojë poret. Përdorni krem për rruajtje. Hidratoni lëkurën që ta mbani atë të butë dhe të shëndetshëm.