Lajmet e fundit

KESCO është nderuar me Çmimin për Ndikim Social dhe Gjithëpërfshirje, i ndarë nga CSR Network Kosova, në një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të komunitetit të biznesit. Çmimi u pranua nga Rudina Heroi Puka, Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e KESCO-s, e cila theksoi se ky vlerësim përfaqëson një konfirmim të angazhimit afatgjatë të kompanisë për përgjegjësi shoqërore, gjithëpërfshirje dhe zhvillim të qëndrueshëm. “Ky vlerësim nuk është vetëm një mirënjohje për punën tonë, por një dëshmi se përgjegjësia shoqërore, kur ndërtohet me përkushtim dhe vizion, krijon ndryshim real dhe afatgjatë në shoqëri. Për ne, CSR nuk është funksion shtesë por, është mënyra si bëjmë biznes dhe si ndërtojmë besim me qytetarët,” u shpreh znj. Heroi Puka. Si kompani që furnizon mbi 700 mijë konsumatorë në Kosovë, KESCO është e pranishme në çdo shtëpi dhe institucion. Ky pozicion i jep kompanisë një rol unik dhe përgjegjësi të madhe shoqërore, jo vetëm të furnizojë me energji elektrike, por edhe të kontribuojë në ndërgjegjësim, edukim dhe përmirësim të cilësisë së jetës në komunitet. Angazhimi i KESCO-s përfshin:
Përveç iniciativave institucionale, punonjësit e KESCO-s kontribuojnë në mënyrë vullnetare në aktivitete konkrete si pastrimi i hapësirave publike, dhurimi i gjakut, solidarizimi me familjet në nevojë, si dhe praktika të përditshme për kursim të energjisë, ujit dhe materialeve. Ky çmim u nda nga një juri profesionale, duke vlerësuar përkushtimin e vazhdueshëm të KESCO-s ndaj përgjegjësisë sociale dhe përfshirjes. “Kjo mirënjohje i takon mbi 240 punonjësve tanë, të cilët çdo ditë kontribuojnë me profesionalizëm dhe empati për të ndërtuar një kompani më të drejtë dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Është një nder, por edhe një motivim për të vazhduar me të njëjtin përkushtim,” përfundoi znj. Heroi Puka.