Lajmet e fundit
I pari i ekzekutivit shqiptar ka kërkuar falje gjatë një bashkëbisedimi me studentët serbë që kanë udhëtuar bashkë me përfaqësuesen serbe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar falje për incidentin e mbrëmshëm, kur u hodh një gur në drejtim të autobusit me të cilin po udhëtonte përfaqësuesja e Serbisë.
Rama këtë e ka bërë gjatë një bisede me një grup të studentëve nga Serbia, të cilit ishin të shoqëriar nga Ministri i Arsimit, Srdjan Verbiq, transmeton Klan Kosova.
“Ndeshjet mes fqinjëve janë shumë të vështira, por është me rëndësi që Shqipëria të fitojë, Ministri Verbiq do të thoshte Serbia, por më me rëndësi është që të fitojë njerëzia”.
Kryeministri shqiptar ka falënderuar studentët për dhuratat që i kanë dhënë, ndërsa paraprakisht Minsitri Verbiq bashhkë me studentët është takuar me Ministren e Arsimit të Shipërisë, Lindita Nikolla, që shoqërohej nga 60 studentë shqiptarë.