Lajmet e fundit

Shefat e futbollit saudit kanë kërkuar falje pasi që futbollistët e përfaqësueses së saj zgjodhën të marrin pjesë në mbajtjen e një 1 minute heshtje për viktimat e sulmit në London Bridge.
Zyrtarët e futbollit ishin paralajmëruar paraprakisht që “tradita nuk përputhej me kulturën Saudite”, por një deputet australian e kishte quajtur “të turpshëm” atë gjest.
Por Federata e Futbollit e Arabisë Saudite ka ofruar një kërkimfalje “të parezervuar” këtë të premte, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Lojtarët nuk kishin për qëllim ndonjë mosrespekt ndaj kujtimit të viktiimave,apo të shkaktojnë zemërim te familjet, miqtë apo të secilit individ të prekur nga ai barbarizëm”, thanë ata në një deklaratë.