Lajmet e fundit

Një kompani e shërbimit të transportit hekurudhor në Japoni ka kërkuar falje pasi treni i tyre është nisur nga stacioni 20 sekonda më herët se sa ishte e planifikuar.
Edhe pse nuk kishin pranuar asnjë ankesë, The Tsukuba Express përmes një deklarate kanë shprehur keqardhje të thellë për shqetësimet që mund t’u kenë shkaktuar pasagjerëve.
Shërbimi hekurudhor i Japonisë është i mirënjohur për përpikërinë dhe saktësinë e udhëtimeve, dhe shumë udhëtarë thuhet se i planifikojnë udhëtimet përmes tyre, transmeton Klan Kosova.