Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është folur për zhvillimet e mbrëmshme në natën Prime të Big Brother VIP Kosova.
Gazetari Lorik Kajtazi është shprehur se pasi Xheneta doli e papreferuar, tha se dëshiron daljen nga shtëpia dhe mori vëmendje.
“Mendoj që Xheneta është një super-lojtare aty brenda, për shkak se pasi që doli e papreferuar, nuk diti se çfarë të bëjë për ta hequr vëmendjen nga Gjesti që doli favoriti i kësaj jave, tha po dua të dal nga shtëpia dhe të gjithë filluan të merren me Xhenetën”, ka thënë Kajtazi.
Ndërkaq, gazetarja Blerina Shoshi u shpreh se Xheneta po e kërkon kthimin me Gjestin, vetëm pasi ai ka dalë i preferuar i publikut.
“Tha që Gjesti po më don për lojë, po në fakt kjo po e don Gjestin për lojë, me u rikthy me të, veç në momentin që doli i preferuari i publikut, me qenë krah me të”, tha Shoshi./Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=vnwW3DJm3cM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.