Lajmet e fundit
Një nga fizioterapeutët që është duke e trajtuar Cristiano Ronaldon ka kërkuar ndihmë nga pjesëtarë të stafit mjekësor të Barcelonës për ta shëruar yllin e Los Blancos.

Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.
Lëndimi i marrë ndeshje më parë ka bërë që ai të mbetet jashtë fushave të blerta, në pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Kjo ka bërë që një nga fizioterapeutët që është duke trajtuar portugezin, të kërkojë këshilla nga stafi mjekësor i Barcelonës.
Ronaldo ka një problem muskulor dhe është në dyshim për përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City