07.07.2023 · përditësuar para 1112 dite1 min lexim
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale "Lëndim i rëndë trupor" që ka ndodhur me datën 7 qershor të këtij viti rreth orës 20:15 në rrugën "Hadi Kantarxhiu" në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë, personi një fjalë dyshohet se ka sulmuar të dëmtuarin të mitur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Klan Kosova.
“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij”, thuhet në komunikatën e PK-së.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit”, thuhet tutje.
Andaj, Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse kane çfarëdo informate, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në fotografi, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.