Është hapur ekspozita me titull “Më mirë ish varri, sesa mos me ditë” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Kjo ekspozitë që shënon kujtimin e 1 mijë 622 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, është organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Puna artistike u realizua nga artisti Driton Selmani, i cili tha se me këtë vepër dëshiron të përcjellë një porosi të fuqishme.
Ndërkaq sipas vizitorëve, institucionet nuk po punojnë mjaftueshëm për të pagjeturit.
Kronikë e gazetares Gresa Nitaj.
https://www.youtube.com/watch?v=Jp75ImUGv_E
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.