Një fond kyç që financon luftën kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries po kërkon investime të reja me vlerë 11 miliardë funte.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur raundin fundit për të ndihmuar Fondin Global në Paris.
Ai e quajti këtë "një moment vendimtar".
Nga ky fond është thënë se përparimi është ngadalësuar për shkak të angazhimit politik të lëkundur dhe rritjes se rezistencës ndaj ilaçeve.
Arritja e shumës së synuar mund të ndihmojë në shpëtimin e 16 milionë jetëve, siç thuhet, si dhe përgjysmimin e numrit të vdekjeve nga këto tre sëmundje.
11 miliardë funte do të shpenzoheshin në ilaçe që trajtojnë dhe parandalojnë transmetimin e HIV-it, ilaçet për tuberkulozin dhe rrjeta kundër mushkonjave për parandalimin e përhapjes së malaries.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.