Policia e Freiburgut tha se 20-25 majmunë u arratisën të enjten nga një kopsht zoologjik në Loffingen dhe menaxherët ishin të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre fillestare për të rimarë primatët.
Policia tha se puna në ndërtim e sipër në kopsht mund të ketë ndihmuar që kafshët të shpëtojnë, por hetimi është duke vazhduar.
Nga aty i thanë policisë se majmunët nuk besohet se paraqesin rrezik për njerëzit dhe se ka më shumë të ngjarë të largohen sesa të përpiqen të luftojnë.
Personave që mund t’i vërejnë majmunët në fjalë u kërkohet që të mbajnë distancë të sigurt dhe të kontaktojnë policinë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.