Një gjyshe nga Britania ka fituar zemrat e miliona njerëzve në internet për shkak të një pyetje që i ka drejtuar motorit të kërkimit Google, transmeton Klan Kosova.
Ajo u bë e njohur kur nipi i saj, Ben John zbuloi se çfarë kishte kërkuar ajo në Google përmes laptopit të saj.
85-vjeçarja kishte bërë kërkime në Google duke shkruar kështu:
“Ju lutemi, përktheni këto numra romakë mcmxcviii, faleminderit”.
Ndërsa në formë shakaje, Google i ktheu një përgjigje të personalizuar.
“E dashura gjyshja e Ben-it. Shpresojmë të jesh mirë. Në një botë me miliarda kërkime, ju na keni bërë të buzëqeshim. Oh, dhe është 1998. Faleminderit”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.