Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, partitë parlamentare presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të KQZ-së për të nisur punën për formimin e institucioneve të shtetit.
Megjithatë, ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu para certifikimit të rezultateve ka paraqitur ankesë duke kërkuar rinumërimin e votave të kandidatëve nga subjekti i tij.
Ai ka dorëzuar sot ankesën e tij në Gjykatën Supreme teksa shtoi se për këtë ankesë ishte informuar edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.