Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri ka shtyrë për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.
Veliaj apeloi vendimin e Shkallës së Parë të datës 1 shkurt, të dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda, që linte në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Veliaj kërkoi një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv .
Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti i 2025, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje. Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.