Lajmet e fundit

Kërcitja e dhëmbëve tek adoleshentët mund të jetë shenjë qe ata janë duke u ngacmuar në shkollë.
Kërcitja e dhëmbëve mund t’ju çoj në dhimbje të kokës, dhëmbë të dëmtuar dhe gjumë jo të rehatshëm.
Një studim, i cili është publikuar tek Journal of Oral Rehabilitation, ka gjetur që të rinjtë e moshave 13-14 vjeç të cilët përjetojnë bulizmin në shkollë kanë gjasë për katër herë më shumë të vuajnë nga kërcitja e dhëmbëve.
Organizata të shëndetit oral kanë kërkuar më shumë kujdes nga shkollat në lidhje me këtë problem, i cili në moshë madhore shkakton stres dhe ankthe.