Asi portugez shënoi gol jashtëzakonisht të bukur në fitoren e thellë të Real Madrid, duke çuar topin në rrjetën e Gianluigi Buffon me një gërshërë të përkryer
04.04.2018 · përditësuar para 3042 dite1 min lexim
Cristiano Ronaldo shkëlqeu në fitoren e Real Madrid ndaj Juventus me rezultat 3:0 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ai realizoi dy gola në këtë triumf, por goli i dyti ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe ndër më të bukurit e karrierës së tij.
Por sa kërceu Ronaldo në gërshërën e tij perfekte? “Marca” shkruan se Ronaldo e goditi topin në lartësinë 2 metra e 38 centimetra.
Një gol i jashtëzakonshëm, i cili do të ketë edhe një vend në renditjen e golave më të bukur të vitit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.