19.07.2023 · përditësuar para 1099 dite1 min lexim
Të martën është arrestuar një person në burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët korrektues.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që t'i bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar, raporton Klan Kosova.
“Burgu i Dubravës, Istog 18.07.2023 – 08:55. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut. Incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.