Është kërcënuar prokurori Ersan Qavolli, pas sekuestrimit të mbi 1 ton lëndë narkotike në Pejë – aksion ky i kryer në fund të muajit të kaluar.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, e cila e dënoi këtë veprim.
“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me ashpërsi çdo formë kërcënimi apo presioni ndaj prokurorëve që janë në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe drejtësisë. Në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj Prokurorit Ersan Qavolli, pas sekuestrimit të mbi 1 ton lëndë narkotike në Pejë, Shoqata jonë shpreh shqetësim të thellë dhe solidaritet të plotë me Prokurorin Qavolli dhe të gjithë kolegët që përballen me sfida të tilla në ushtrimin e detyrave të tyre”, shkruan në komunikatë.
“Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës inkurajojmë hetuesit policor së bashku me prokurorin e rastit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së prokurorit, si dhe për të ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre veprimeve të paligjshme”, thuhet tutje aty.
[caption id="attachment_2393675" align="alignnone" width="2420"] Prokurori Ersan Qavolli. Foto nga arkivi[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EI
SHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.