Lajmet e fundit

Dy gazetarë janë kërcënuar nga një person në fshatin Rudarë të Zveçanit.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel derisa ata ishin duke marrë pamje.
Gazetarët janë larguar nga vendi i ngjarjes nga frika, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30. Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.