Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte keqtrajtuar familjarët e tij (bashkëshorten dhe djalin). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.