Lajmet e fundit
Secili nga ju e di se, sa e dhimbshmë është të veshësh një palë këpucë të reja që janë të ngushta.

Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra për zgjerimin e tyre.
Mënyra e parë është ajo e ngrirjes.
Merrni dy qeska të izoluara mirë dhe mbushni me ujë por jo me bollëk. Vendosni ato brenda këpucëve dhe futini së bashku në frigorifer. Dihet se uji kur ngrinë zgjerohet dhe në këtë mënyrë do të zgjerojë edhe këpucët tuaja.
Mënyra e dytë është ajo me nxehtësi.
Vishni një palë çorape të trasha, ose dy palë të tilla dhe vishni këpucët, merrni tharësen e flokëve dhe ngrohini ato për disa minuta, ndërkohë që bëni këtë, përthyejini këmbët dhe lëvizni gishtat që materiali të zgjerohet sa më shumë.