Lajmet e fundit

Një mace me tre bishta është parë të lëvizë rreth një kopshti në Pekin, kryeqytetin kinez, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.
Kafsha është kapur në kamerë nga dy studentë, pasditen e 24 majit.
Macja duket mjaft në formë, teksa largohet menjëherë sapo sheh kamerën.
“Oh Zot!”, dëgjohen të thonë dy gra duke bërtitur në video pasi kanë parë kafshën e jashtëzakonshme në zonën rezidenciale të quajtur Mayland Garden.
Macja ktheu kokën për të parë të panjohurit dhe më pas u largua me shpejtësi, për t’u zhdukur nga pamja.

